Nesta: Dua te gjej formen me te mire
Albeu.com
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ndihmoi ekipin e tij të mposhtë Juventusin në Berlusconi Trophy, pas gjuajtjes së penaltive gjatë mbrëmjes së të hënës.Nesta ka munguar në ndeshje garuese për po thuajse një vit, për shkak të një varg lëndimesh dhe tash synon të jetë pjesë edhe e ndeshjes së parë të sezonit të ri gjatë vikendit kundër Sienës.

“Kam kaluar një vit në shtëpi dhe kam kuptuar se sa vështirë është të jesh larg fushës së lojës dhe të mos luash. Dua të përpiqem dhe të rikthehem të luajë në nivelin që kam luajtur më herët dhe të përpiqem të pensionohem sa më vonë që është e mundur”, ka thënë Nesta.

“Jam i lumtur me arritjen e Thiago Silva, tash duhet ende ta rikuperojmë Kaladze, por unë mendoj se në aspektin e mbrojtjes, jemi mirë”, ka shtuar italiani.

33-vjeçari është lojtar i Milanit që nga viti 2002, ku ka luajtur plot 157 ndeshje në ligë.
Shtuar më 19/08/2009, ora 00:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori