Nesta e mbyll aventurën me Perugian, ekipi i madh i Seria A mund ti hapë derën
Alesandro Nesta nuk do të jetë më trajner i skuadrësPerugian. Eliminimi në ndeshjen e play-off ndaj Veronës solli që 43-vjeçari të njoftonte ditën e sotme "divorcin" me klubin e Serie B, ku punoi për një sezon.

Në një postim në rrjetin social "Instagram", Nesta shkroi: "Sot mbaron një eksperiencë e pabesueshme që më lejoi të rritem, teksa bëja punën që dashuroj. Falënderoj klubin e Perugian, djemtë e mi dhe tifozët bardhekuq që më mbështetën përgjatë një me pasion e krenari, në stadium dhe në rrugë".

Mediet italiane kanë filluar të flasin për skenar ku Nesta mund të emërohet si trajneri i skuadrës së Lacios, ekip ku hodhi hapat e parë të karrierës dhe u kthye në një ndër futbollistët më të mirë në Itali.

Simone Inzagi duket gjithmonë e më pranë largimit drejt Juventusit, çka rrit gjasat për këtë lëvizje. Me Perugian, Nesta arriti të kapte fazën play-off edhe pse me një buxhet të limituar. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori