Bayern Munich edhe pse me shumë vështirësi në fund arriti që të fitojë ndeshjen ndaj Augsburg me rezultat minimal 1-0.
Kësaj
fitore më së shumti iu
gëzua Manuel
Neuer, i cili barazoi një
rekord të Oliver
Kahn për më së shumti porta të paprekura në Bundesliga.
Neuer pas 422 ndeshjeve tani ka 196 porta të pa prekura (të pastra), ndërsa
Kahn e arriti këtë
rekord pas 557 ndeshjeve.
Bavarezët nuk kanë arritur që të mbajnë një portë të pastër që nga java e pestë dhe kësaj
fitore iu
gëzua edhe Hansi Flick, i cili tha: "Të gjithë donim të kontribuojmë për të mos pranuar dhe ne ia dolëm"./
Shtuar më 21/01/2021,
ora 10:16