Neuer: Duam fitore
Manuel Neuer dëshiron fitore pa pranuar asnjë gol në Alianz Arena.
Nesër mbrëma, duke filluar nga ora 20:45, Bayern Munich pret Arsenalin në Alianz Arena, ndeshje e vlefshme në Ligën e Kampionëve.

Portieri gjerman, Manuel Neuer, beson vetëm në fitore ndaj Arsenalit, derisa tha se do të mundohen që mos t’i lejojnë mysafirët të shënojnë gol.

“Suksesi në ndeshjen e parë do të jetë shumë i rëndësishëm për ne – dhe lojtarët e mbrojtjes janë të vendosur gjithashtu që të mos pranojmë asnjë gol”, ka thënë Neuer. /Albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori