Neuer kërcënon Italinë: Mundët kampionët e Europës, jo të Botës
Portieri më i mirë në botë, Manuel Neuer, ka paralajmërruar shokët e skuadrës që të kenë kujdes ndaj Italisë në ndeshjen çerekfinale që do të luhet këtë të shtunë.

“E pamë me shumë vëmendje ndeshjen. Italia u organizua shumë mirë dhe ky ka qenë trendi i këtij Europiani. Ne nuk kemi luajtur ende ndaj një skuadre që bën lojë të hapur.

Jemi mësuar të çajmë mure mbrojtëse dhe për këtë taktikë kemi gjetur stilin e duhur. Italia është e mirëpritur. Nëse mundën kampionët e Europës, kjo s’ka për të ndodhur me kampionët e botës”, u shpreh gardiani gjerman.
Shtuar më 28/06/2016, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori