Neuer mbyll sezonin me Bayernin, por nuk do të operohet
Më në fund ka lajme të mira dhe te Bayerni. Manuel Nuer nuk do të operohet, pasi u dha lajmi se “gardiani” bavarez kishte thyer këmbën e majtë në ndeshjen kundër Real Madridit.

Ishte menduar fillimisht se ai do t’i nënshtrohej operacionit, por doktorët kanë vendosur që ai të rikuperohet duke ndjekur një terapi.

Manuel Neuer nuk do të operohet, por sezoni për të ka përfunduar”, thuhej në njoftimin e Bayernit për faqen zyrtare të klubit në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori