Portieri i kombëtares së Gjermanisë, Manuel
Neuer ka kritikuar sulmuesit për rastet e shumta që humbin para portës. Ndër të tjera ai tha se skuadra i ka premtuar
trajnerit Lëv se do ta përmbysin këtë situatë të rëndë pasi kanë fituar vetëm tre ndeshje në 12 takimet e fundit.
“Kemi krijuar shumë raste për gol. Kishim mjaftueshëm për të shënuar dy apo tre
gola. Më pas pësuam dy
gola në fund. Nuk e di nëse lojtarët
ndihen të pasigurt. Ajo është një pyetje që duhet t’i pyetet secilit. Të gjithë I’a bëmë të qartë
trajnerit se jemi gati për sfidën. Kur humbet ndeshje, patjetër që do të kritikohesh nga publiku. Por gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe”, tha
Neuer. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018,
ora 17:02