Neville:Liverpool duhet ta harrojë Champions League
Liverpool nk ndodhet aspak në një moment pozitiv edhe pse është pretendent kryesor për të fituar Champions dhe kampionatin, shkruan Albeu.com

Pjesa e parë e sezonit ishtë fantastike për “The Reds” duke qëndruar në vendin e parë me plot 10 pikë para vendit të dytë që mbante City.

Në dy muajt e fundit Liverpool lëshoj mjaft terren duke bërë që këtë fundjavë ku u mbyll java e 29 e Premier League ta shoh veten për herë të parë këtë sezon në vendin e dytë, një pikë më pak se Manchester City.

Rreth situatës se Liverpool ka folur edhe Legjenda e Manchester Unites, Gary Neville.

Neville u shpreh se Liverpool duhet të fokusohet më shumë te kampionati duhet të jenë të freskët në çdo ndeshje të kampionatit pasi shanset që ta fitojnë kampionatin këtë vit janë të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori