Newcastle me pronar të ri, zbulohet shuma e majme që do shpenzojë Mohammad bin Salamn
Kalimi i Newcastles në duart e pronarit të ri për 350 milionë euro është shumë afër të ndodhë, pasi nga Arabia Saudite kanë lëshuar një komunikatë rreth akuzave se kanë transmetuar ndeshjet e Ligës Premier në mënyrë ilegale.

Ditë ma parë është raportuar se arabët po akuzohen nga BT Sport se kanë transmetuar një numër të madh të ndeshjeve në treg të zi, duke dëmtuar ata me miliona euro.

Autoritetet arabe kanë lëshuar një komunikatë se ata nuk kanë bërë shkelje të transmetimit të ndeshjeve në vendit e tyre, pasi kanë bllokuar më shumë se 231 ueb faqe që kanë tentuar të zhvillojnë pirateri televizive.

“Brenda kuadrit të përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të zvogëluar shkeljet e së drejtës … ne synojmë të bllokojmë 231 faqe interneti që shkelin të drejtat e pronësisë, me qëllim që t’i mbyllim ato”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kjo gjë i hap rrugë që Mohammad bin Salamn të blejë klubin e Newcastles që tashmë është vënë në shitje nga Mike Ashley.

Magpies pritet të bëhen superfuqia e tretë në ligën angleze, pas Chelseat dhe Manchester City që po ashtu kanë kaluar në këtë fazë.

Bin Salaman do të bëhet pronari më i pasur i një klubi anglez, shkaku që pasuria e tij kalon shifrën e 260 miliardë eurosh.
Shtuar më 21/06/2020, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori