Newcastle, na bëj këtë nder
Për Sir Alex Ferguson, titulli i Premier League nuk do të vendoset më 13 maj, kur luhet dhe java e fundit e kampionatit anglez, por që këtë të diel, pasi Manchester City të jetë ndeshur me Newcastle United në stadiumin "Sports Direct Arena".

Pas humbjes në derbi, Mançesterët kryesojnë me pikë të barabarta klasifikimin por, nëse gjithçka përfundon kështu, kampionia do të shpallet falë golavarazhit dhe titullin do ta fitonte City.

Megjithatë, të besuarit e Mançinit kanë kalendar më të vështirë në javët e mbetura. Ata do të luajnë me Newcastle që lufton direkt me Tottenham Hotspurs për vendin e katërt, ndërsa ndeshjen e fundit luajnë me QPR-në, skuadër që do kërkojë të shpëtojë nga rënia.

Takimet e kampionëve në letër janë më të lehta. Këtë javë ata presin Swansea dhe më 13 maj udhëtojnë drejt Sunderland, prandaj, trajneri skocez i United beson se rezultati i "Citiziens" me "Qymyrxhinjtë" do vendosë dhe kampionen e Anglisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori