Newcastle ndryshon pronësi, blihet nga arabët e Manchester City-t (FOTO LAJM)

Newcastle si Manchester City. Është kjo "bomba" e javës në Angli, sepse kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheiku Khaled Bin Zayed Al Nahyan, është pranë blerjes së Newcastle për 350 milionë sterlina.

Sheiku Khaled ka lëshuar sot një deklaratë për mediat, ku informon se ka arritur marrëveshjen me pronarin aktual të Newcastle, Mike Ashley, duke ofruar edhe dokumentacionin që provon se i ka fondet për blerjen e klubit, ndërsa tashmë dokumentacioni i përbashkët i ka kaluar Premier Ligës angleze për shqyrtim.

Sheiku Khaled është kushëriri i Sheikut Mansour, që zotëron Manchester Cityn, ndaj këtu mund të krijohen dyshime, sepse duket sikur e njëjta familje po blen klubet angleze, por Khaled është në krye të grupit Bin Zayed Group dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje biznesi me kushëririn e vet.

Tashmë Premier League duhet të vendosë nëse blerësi i mundshëm i Newcastle i plotëson kriteret, financiare dhe të imazhit, përgjigje që do të vonojë ndoshta disa javë, por ndërkohë në Newcastle tifozët janë në delir dhe luten që marrëveshja të aprovohet, duke qenë se pronari aktual Mike Ashley prej 12 vitesh ka bërë shumë gabime në administrimin e klubit bardhezi./TS/
Shtuar më 29/05/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori