Nexhipi: Kukësi është për titull, Bylisi i vështirë për këdo
Kthesa e Bylisit në pjesën e parë të sezonit nisi nga Kukësi, por këtë herë verilindorët e Shpëtim Duros janë më solidë dhe në Ballsh shkojnë për 3 pikët.


Këtë mendim ka edhe drejtori teknik i skuadrës kuksiane, Nderim Nexhipi. Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, në prag të transfertës me Bylisin, Nexhipi ka pohuar:

“Shumë më tepër na i vështirëson punën që jemi pa tifozë në ndeshjet pritëse. Mendoj që të gjithë çunat dhe stafi janë të vetëdijshëm për këtë punë që po bëjnë dhe e kanë menaxhuar shumë mirë deri më tani, si kampionatin ashtu edhe Kupën e Shqipërisë. Duhet të japim më shumë se 100% nga vetja jonë për të arritur objektivat”, – tha fillimisht Nderim Nexhipi, që në çdo seancë është në krah të stafit.

Rivalët

Nexhipi flet edhe për garën për titullin kampion, duke shtuar se: “Jemi në vend të parë, por nuk përjashtoj asnjë skuadër përveç Tiranës që është një pikë larg, në garë është edhe Partizanit që është i rrezikshëm. Pas ndeshjes me Partizanit deshëm që lojtarët të kenë qetësinë e tyre sepse na pret një kampionat i vështirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Unë shpresoj dhe mendoj se Kukësi do të jetë fituesi i kampionatit sivjet”.

Bylisi

Nexhipi kujton humbjen e fazës së parë dhe kërkon nga skuadra që të jetë sa më kompakte në sfidën e së dielës, duke ditur se luan në një transfertë delikate. “Ndeshjen e fundit në Ballsh e kemi humbur dhe e dimë që do të jetë e vështirë pasi kanë ekip me kualitet. Është një fushë e vështirë për çdo kundërshtar. Do të shkojmë për 3 pikë dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv”.

Merkato

Kukësi ka bërë disa afrim, ndërsa lidhur me merkaton, Nderim Nexhipi shton se: “Pas largimit të Dakut na u krijuar një boshllëk dhe afruam Kuper për që do të sjelli më shumë konkurrencë në ekip. Çema me Kuper do të jenë alternativa e Shkurtajt në sulm”.
Shtuar më 14/02/2020, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori