Neymar apo Griezmann, kë zgjedh Carvajal
Dani Carvajal do të donte më shumë të shijonte talentin e Neymarit duke qenë në një skuadër se sa t'a kishte atë kundërshtar.

Duke folur për Radio Marca, Carvajal tha se do t'i pëlqente që t'a shihte Neymarin tek Real Madrid.

I pyetur se kë do të zgjidhte mes Neymarit dhe Griezmann, Dani u përgjigj padyshim, Neymar. shkruan Albeu.com.

Mbrojtësi madrilen pati një problem shëndetësor disa kohë më parë duke e penguar atë të stërvitej.

Sipas tij, bëhet fjalë për një virus, i cili tashmë ka kaluar. /albeu.com/


Shtuar më 16/03/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori