Neymar, as Barça e as Real
Presidenti i klubitSantos, Luis Alvaro de Oliveira ka njoftuar se ylli i klubit, Neymar ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij aktuale.

Neymar ka zgjatur kontratën e tij me Santos deri në vitin 2014, pikërisht kur do të zhvillohet Kampionati Botëror në Brazil.

“Ky është një lajm i mirë për Santosin, për lojtarin dhe për fansat e klubit”, ka thënë agjenti i Neymarit për "Globoesporte".

Si duket Reali dhe Barcelona tani i kanë shuar shpresat për një transferim të yllit brazilian që vështirë të largohet nga Santos gjatë kësaj vere. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori