Neymar: Barça-Real, prisni dhe pak
Barcelona dhe Real Madrid presin. Një "Klasike" edhe në merkato për yllin e futbollit brazilian. Por La Liga dhe futbolli europian duhet të presin: Neymar shtyn "fluturimin" drejt Europës. 20-vjeçari i Santos nuk do të lerë Brazilian, të paktën para Kupës së Botës "Brazil 2014".

"Janë thënë dhe shkruar shumë gjëra për të ardhmen time, por janë të gjitha iluzione. Nuk kam marrë ende asnjë vendim. Jam i lumtur te Santos dhe nuk kam ndërmend të largohem. Kur të vijë momenti do të shqyrtojë të gjitha ofertat e klubeve europiane. Është e gabuar të thuash tani se kam një akord me ndonjë skuadër", u shpreh për "The Sun" Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori