Neymar: Çdo lojtar do të luajë për Realin, por unë jam i lumtur në Paris
Ylli brazilian është duke kaluar një fazë rikuperimi pas një dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushe për një kohë të gjatë, shkruan Albeu.com

Një lajm i bërë publik nga e përditshmja spanjolle MARCA , Neymar shprehet se çdo futbollist dëshiron të luajë për Realin por insiston se ai është i lumtur në Paris.

"Unë jam I lumtur në Paris, ndjehem shumë mirë këtu…. por , të ardhmen asnjë nuk e di".

"Dihet që Reali është një skuadër e mirë, një nga më të mirat në botë, unë kam respect për atë klub, por sot, e shoh veten time në Paris" , tha Neymar.

Lidhja e Neymar me Realin është bërë e njohur që në kohën kur braziliani luante për Santos, por kalimi i tij në Madrid nuk u bë I mundur atë kohë.

Një bashkim i Neymar dhe Realit duket se do kryhet herët a vonë. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori