Neymar dëshiron Kupën e Botës
Pëlqej
Ylli brazilian, Neymar, beson se skuadra e tij do të ngre lartë trofeun e Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi.

Ky trofe për herë të fundit është fituar nga Brazili në vitin 2002 dhe Neymar, mendon se është koha që këtë vit Brazili duhet ta fitoj këtë kupë.

“Kupa e Botës është gara më e madhe në botë, dua të luaj dhe të bëhem kampion, duke mos menduar për asgjë tjetër. Kjo kupë duhet të jetë e imja” mësohet të ketë thënë ai.

26-vjeçari është rrefyer edhe për gjendjen e tij fizike duke thënë se po rikuperohet.

“Tashmë kam filluar të stërvitem me topin, jam ndier mirë, rehatshëm. Natyrisht kam pak frikë, por dalëngadalë po kthehem në formë të mirë” ka përfunduar Neymar.

Shtuar më 17/05/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori