Neymar bie dakort për në Madrid
Pëlqej
Braziliani Neymar ka qënë në qëndër të vëmendjes nga shumë skuadra të mëdha, ku një ndër to është Reali i Madridit që mesa duket ka arritur të bind sulmuesin e talentuar për ta marrë pranë vetes.

Në mediat britanike ka qarkulluar një lajm ku thuhet se ylli i PSG, ka rënë dakord për kushtet personale për një tranferim të mundshëm tek Reali i Madridit.

Tashmë klubit të Madridit i duhet vetëm të bind presidentin e PSG në mënyrë që të marrë shërbimet e Neymar.

Nga ana tjetër mediat franceze thonë se Al-Khelaifi ka një kusht që të mund të marrin Neymar, ai kërkon së paku 370 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin.

Ende nuk dihet nësë presidenti i Realit, Florentino Perez, është i gatshëm të paguajë këtë shumë për të nënshkrimin me Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori