Mos e humbisni: Çfarë supergoli ka shënuar Mbappe (VIDEO)


Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligue 1, pasi ka mundur 2-0 skuadrën e Nante-s në javën e 16-të të kampionatit francez.

Ka qenë Mbappe që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 52-të me një goditje të bukur me thembër brenda zonës së rreptësisë.

Ylli francez dhe Leo Messi janë dy lojtarët e vetëm që kanë shënuar më shumë se 1 gol për ndeshje në 5 kampionatet kryesore të Europës që nga sezoni i kaluar. Argjentinasi ka një mesatare 1.05 me 45 gola në 43 ndeshje, ndërsa ajo e Mbappe është 1.03 me 39 gola në 38 takime.

Goli që i ka siguruar tri pikët skuadrës së Tuchel ka ardhur në minutën e 85-të dhe është realizuar nga Neymar me penallti.

Braziliani arriti të shënonte edhe në minutën e 41-të të pjesës së parë, por VAR ia ka anuluar.

PSG kryeson renditjen e Ligue 1 me 36 pikë, ndërsa Nantes mbetet në vendin e nëntë me 23 pikë.

Shtuar më 04/12/2019, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori