Neymar: Do fitojmë Championsin, sepse kemi një trajner fantasik
Pëlqej
Neymar është besimplotë se se skaudra e PSG-së do të fitojë Ligën e Kampineve sepse ekipin e drejton një trajner gjeni sic e quan braziliani.

Neymar nuk luajti në Old Trafford ndaj Manchester United ku skudra e tij fitoi 2-0 për shkak të një dëmtimi rë rëndë që do e mbajë atë larg fushave deri në fund të muajit mars.

"PSG do të fitojë Ligën së Kampionëve,” tha ai në një intervistë me Red Bull. “PSG nuk jam vetëm unë – ka një ekip të shkëlqyer me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner gjenial”.


"Përveç kësaj, tifozët e PSG janë si lojtari i 12-të kur luajmë në Paris. Nuk kam asnjë dyshim se do të jemi kampionë dhe se do të luajë në finale", pohoi futbollisti.

"Trajtimi i lëndimit sapo ka filluar. Do të jetë një udhëtim i gjatë dhe në fund do të dal triumfues. Falënderoj Perëndinë që kam profesionistë të mëdhenj afër meje dhe kam mbështetja e PSG-së", përfundoi 26 vjecari.
Shtuar më 14/02/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori