Presidenti i La Ligës, Javier
Tebas, e ka paralajmëruar Neymarin se ai do të detyrohet ta mbyllë karrierën në Paris Saint-Germainin
nëse nuk ulet çmimi i tij dhe
nëse edhe ai vetë s’i ul kërkesat e tij.
Talenti brazilian ishte përfolur për një rikthim të mundshëm në Spanjë, gjë e cila nuk u përmbyll dot.
Tebas insistoi edhe një herë se kthimi i Neymarit në La Liga nuk është i
nevojshëm për Federatën e Futbollit të Spanjës dhe ai paralajmëroi se
Neymari mund të mos e sigurojë fare një transferim për shkak të kërkesave të tij dhe të klubit.
“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh lojtarë të mirë për ta ngritur nivelin e La Ligës,
mirëpo ai nuk është i
nevojshëm”, u shpreh
Tebas në kongresin e Soçerex Europe në Lisbonë.
“
Nëse Neymari vjen, mirë.
Nëse Neymari nuk vjen, nuk e shoh atë si të
nevojshëm pasi që ne mund të rritemi”.
“Sa i përket tregut,
Neymari do të pensionohet në PSG
nëse ai nuk i ul kërkesat e tij për pagë dhe nuk ulet çmimi i tij”.
Neymari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Paris Saint-Germainit që nga maji, fillimisht për shkak të një lëndimi dhe pastaj për shkak të dyshimeve për të ardhmen e tij.
Shtuar më 06/09/2019,
ora 10:25