Ylli i PSG,
Neymar, ka thënë se dëshiron të luajë me ish bashkëlojtarin e tij, Lionel
Messi, sezonin tjetër.
Neymar dhe
Messi kanë luajtur së
bashku te Barcelona për katër sezone, mes viteve 2013 – 2017.
Së
bashku me Luis Suarezin dhe
Messin,
Neymar kishte formuar një prej tresheve më të mira që ka parë ndonjëherë futbolli.
"Ajo çfarë dua është që të luaj me
Messin përsëri", ka deklaruar
Neymar.
"Sigurisht që ne duhet të luajmë së
bashku vitin e ardhshëm".
Shtuar më 03/12/2020,
ora 08:24