Neymar flet për kritikat e Peles
Futbollisti brazilian, Neymar, i është përgjigjur Peles për kritikat që ky i fundit i kishte dërguar në adresë të yllit të Paris Saint-Germain, duke thënë se nuk i miraton ato.

Pele kishte thënë se është vështirë të mbrohet Neymar për të gjitha gjërat që i bën përpos futbollit, duke e komplikuar talentin që ia ka falë Zoti.

Kritikat e Peles? M’u dukën interesante” ka thënë Neymar për Canal+.

“Posa nuk fitoni, vijnë kritikat. Kurrë nuk kam qenë duke aktruar në Kupën e Botës, thjesht jam fauluar”.

“Sot njerëzit flasin shumë sepse është Neymari dhe gjithçka amplifikohet. I respektoj kritikat e Peles por nuk i miratoj”, deklaroi Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori