Neymar flet për të ardhmen e tij
Spekulimet që e lidhin kalimin e yllit të Paris Saint-Germain Neymar në futbollin spanjoll duke ju bashkuar Real Madridit, janë hedhur poshtë nga sulmuesi

Duke dhënë mendimin e tij për lidhjet me Los Blancos, ai po ashtu ka thënë se do të zgjedh fjalët me më kujdes pasi që ka njerëz të cilët shpërndajnë gënjeshtra.

“Ka gjithmonë spekulime për mua, për atë se a do të largohem nga klubi për t’ju bashkuar skuadrave të tjera”, tha ai për Canal+.

“Por, nuk ka asgjë konkrete. Kur ka diçka në këtë aspekt, nga të gjithë të tjerët unë do të flas i pari”.

“E di që shumë gjëra rrethojnë emrin tim, si për mirë si për keq”, përfundoi Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori