Neymar "hile" dhe jashtë fushave, zbulohet misteri i ndërrimit të këpucëve
Neymar ka qenë një ndër fajtorët kryesorë të humbjes së Barcelonës kundër Malagas pasi braziliani doli me karton të kuq.

Është gati e pabesueshme pasi Neymar e mori kartonin e parë për shkak se po bënte gati këpucët e tij, ndërsa kamerat dhe regjia kryesore fokusohej te atletet e tij.

Sipas të përditshmes sportive “Mundo Deportivo” ky gjes i Neymarit është bërë qëllimisht pasi ai ka kërkuar vëmendjen e kamerave pikërisht te këpucët e tij për shkak se në këtë mënyrë rritet imazhi i markës.

Kujtojmë që një gjë të tillë Neymar e ka bërë në ndeshjet kundër PSG-së (4:0), Valenicas, Granadas, Sevillas dhe së fundmi Malagas.
Shtuar më 10/04/2017, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori