Neymar i Barcelonës
Një titull i vendosur në faqe të parë, që zgjidh çdo enigmë rreth së ardhmes së Neymar. "El Mundo Deportivo", e përditshme sportive katalanase, zbulon prapaskenën e transferimit të brazilianit te Barcelona.

"80 milionë Euro për Neymar" lexohet në faqen e saj të parë, e cila nuk do të thotë, se Barcelona do të paguajë këtë shumë për të sjellë në "Camp Nou" lojtarin por do të jetë vetë futbollisti, i cili do të detyrohet të derdhë në arkat e klubit blaugrana këtë shumë në rast se firmos me një skuadër tjetër.

Për të qënë më të qartë, kjo përkthehet, që Nejmar ka arritur tashmë një marrëveshje me Barçën, që këtë verë për shumën e 50 milionë eurove, pavarësisht se deri në këto momente lojtari e ka mohuar diçka të tillë ashtu si dhe presidenti i katalanasve, Sandro Rosell.

Në fakt Neymar asnjëherë nuk e ka fshehur se dëshiron të luajë me Barcelonën dhe të jetë në një skuadër me Lionel Messin. Lëvizja e fundit e Barcelonës ka ardhur pas një interesimi, që ka shfaqur ditët e fundit PSG për yllin e Santosit.

Sipas "El Mundo Deportivo", Neymar duhet të mbërrijë në "Camp Nou" në verën e vitit 2013. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2012, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori