Neymar i "mrekulluar" nga Iniesta
Ylli brazilian i Santosit, Neymar, shprehet i mahnitur nga klasi i treguar nga mesfushori i Spanjës Andres Iniesta gjatë EKampionatit Europian Euro 2012.

"Më pëlqen shumë Iniesta. Mendoj se ai është një lojtar sensacional. Spanja i shkoi deri në fund dhe ata janë vërtet skuadra më e mirë në botë", shprehet sulmuesi brzailian, i cilësuar si pasuesi i të mëdhenjve të futbollit modern.

Andres Iniesta ishte futbollisti më i mirë i Spanjës dhe gjithë Kampionatit Europian, prandaj dhe u vlerësua me çmimin "Lojtari i Euro 2012".

Shtuar më 09/07/2012, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori