Neymar i papërmbajtshëm, Brazili mposht Meksikën (VIDEO)
Brazili ka mposhtur me rezultat 2-0 kombëtaren e Meksikës në ndeshjen e dytë të Kupës së Konfederatave të zhvilluar në Fortaleza.

Gjatë gjithë ndeshjes Brazili dominoi në lojë dhe aksione, ndërsa Meksika dështoi të thyente mbrojtjen jashtëzakonisht të fortë të Brazilit.

Goli i parë erdhi që në minutën e 9-të nga Neymar, i cili shënoi një gol të bukur me volej ndërsa epërsinë prej 2-0 e siguroi Jo duke shlnuar në minutën e fundit të takimit.

Pas kësaj fitoreje në Grupin A, Brazili arrin në gjashtë pikë duke qëndruar në vendin e parë, para Italisë me tri pikë. Italia pas mesnate takohet me Japoninë. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 00:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori