Neymar, i penduar që iku nga Barcelona: Telefonon Messin pas humbjes ndaj Realit
Pëlqej
Real Madrid mundi 3-1 PSG-në e Neymarit në ndeshjen e fundit eleminatore për Champions League, gjë të cilën ky i fundit nuk e ka përtypur.

Mediat spanjolle raportojnë se Neymar ka telefonuar Lionel Messin, për t’iu rrëfyer pendimin për largimin nga Barcelona.

Madje, spanjollët vijojnë duke thënë se ai mendon të largohet në fund të sezonit duke theksuar se PSG, ndryshe nga Barcelona apo Reali nuk është një skuadër që ka në gjak konkurrencën në kompeticonet europiane.

Për Neymar interesim ka nga Spanja, është Real Madrid që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

Neymar në verën e vitit të kaluar la Barcelonën për t’u transferuar te PSG për 222 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Shtuar më 19/02/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori