Neymar i vendosur, refuzon vazhdimin e kontratës me PSG-në
Ylli brazilian mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit për t’u rikthyer në Barcelonë. Ai ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2022

Neymar e ka hedhur poshtë mundësinë e vazhdimit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Gjiganti francez e ka bërë gati një kontratë të re për sulmuesin brazilian pasi ajo aktuale i skadon në vitin 2022.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle "Sport" shkruan se përfaqësuesi brazilian e ka refuzuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.

Ish-futbollisti i Santosit dëshironte të rikthehej në Barcelonë gjatë verës që shkoi, por në fund palët nuk u morën vesh dhe ai qëndroi në Paris.

Fillimisht, u vërshëllye nga tifozët, por më pas me paraqitjet brilante ua rifitoi zemrat atyre.

Megjithatë, në mendjen e Neymarit është Barcelona, ku synon të rikthehet verën e ardhshme.

Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja se përse ai e refuzoi kontratën e re dhe të majme të PSG-së.
Shtuar më 19/11/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori