Neymar "injoron" lojtarët e Serbisë
Pëlqej
Neymar është padyshim një nga futbollistët më të shrtenjtë në historinë e futbollit, pas transferimit të bujshëm që bëri nga Barcelona për te PSG për një shumë rekord 222 milion euro.

Braziliani duket me gati se kurrë për Botërorin "Rusia 2018" madje ironizon edhe kundërshtarët që do të ketë përballë në këtë kompeticion.

Së fundmi Neymar i ftuar në emisionin “Copa90” është tallur me lojtarët e kombëtares serbe me të cilët pritet të përballet me 27 qershorë.

Neymar nuk ka neglizhuar pyetjen e gazetarit nesë ai e kishte studiuar lojën e Serbisë, apo njihte ndonjë lojtarë.

Më pas Neymar është pyetur edhe për sulmuesin e Fulhamit, Aleksandar Mitrovic, por ai ka thënë se nuk e njihte fare.

Gazetari e ngacmoi duke i thënë: “Ne do t’i tregojmë atij, ruaju, sepse do të shiheni”, por as kjo nuk i ka bërë përshtypje brazilianit. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori