Neymar Jr mungon kundër Manchester United?
Ylli i Paris Saint Germain, Neymar pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Strasbourg.

Nuk dihet akoma nëse ylli brazilian do të mund të kthehet për ndeshjen kundër Manchester United, që PSG e luan në kuadër të UEFA Champions League.

Lajmet e fundit nga stafi mjekësor i kampionëve të Francës tregon se Neymar ka filluar trajtimin në këmbën e tij, por nuk jep ndonjë informacion shtesë se kur do të kthehet lojtari.

“Trajntimi i këtij lëndimi varët se si shkon ecuria në ditët në vazhdim. Të gjitha opsionet janë të hapura për momentin” thuhet në deklaratën e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori