Neymar kërkon të hakmerret ndaj Gjermanisë
Pëlqej
Së fundmi "ylli" brazilian, Neymar është rikthyer nga një dëmtim dhe është përfshirë në listën e Brazilit si një nga lojtarët më të mirë për të marrë pjesë në Botërorin "Rusia 2018".

Brazili po synon për një paraqitje më të suksesshme në Kupën e Botës këtë vit pas humbjes turpëruese ndaj Gjermanisë 7-1 në Botërorin e vitit 2014.

Neymar nuk ishte pjesë e asaj ndeshje katër vjet më parë për shkak të një dëmtimi, por ende ndjen dëshirën për hakmarrje ndaj Gjermanisë në turneun e Rusisë.

"Ndihem i mundur, si pjesë e ekipit, u preka si të gjithë të tjerët", tha Neymar.

"Ajo mbetet pjesë e të kaluarës, tani ne kemi mundësi të fshijmë mga kujtesa Kupën e Botës 2014, ndoshta ndoshta do të takohemi përsëri me Gjermaninë dhe shpresojmë se do të kemi një hakmarrje të vërtetë" u shpreh Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori