Neymar kopjon Mourinhon, braziliani tallet me Mbappen (FOTO LAJM)

Pasi ishte Carlo Ancelotti ai që e imitoi i pari tashmë është radhe e Neymarit që të bëjë të njëjtin veprim si Jose Mourinhos.

Në stërvitjen e Paris Saint Germain, Neymar, Mbappe dhe Draxler po bënin një garë se kush do të shënonte më shumë kosha.

Kjo sfidë u fitua nga Neymar dhe reagimi i tij ishte duke u treguar veshin shokut të tij Mbappe pasi ky i fundit dështoi. Kujtojmë se Mourinho i drejtoi veshin tifozëve të Juventusit në Torino pas fitores që United mori me përmbysje ndaj bardhezinjve.
Shtuar më 10/11/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori