Neymar le pas vërshëllimat e tifozëve, argëtohet në ritmet e muzikës (VIDEO)
Është tip që e shijon jetën, dhe do të vazhdojë ta bëjë pa marrë parasysh se çfarë ndodh.

Pak ditë pas vërshëllimeve të shumta në “Parc des Princes”, ku Neymar shënoi golin e tri pikëve në minutën e 92-të, braziliani është shfaqur në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një video duke vallëzuar.

Neymar për 90 minuta në “Parc des Princes” mori vetëm vërshëllima nga tifozët që vazhdojnë ta urrejnë për atë që ndodhi gjatë verës, insistimin që të kthehet në Barcelonë – diçka që nuk pranoi PSG-ja, jo pa të paktën 300 milionë euro që hezitoi t’i paguajë Barça.
Shtuar më 16/09/2019, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori