Neymar: Me Messin, një dyshe fantastike
Pëlqej
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, beson se ai dhe Lionel Messi përbëjnë një dyshe fantastike në "Camp Nou". Braziliani shënoi tripletë në fitoren e fundit 6-0 kundër Granadas, në të cilën argjentinasi shënoi dy gola dhe dhuroi asiste për 22-vjeçarin dhe golin tjetër që shënoi Ivan Rakitiç.

"Jam shumë i kënaqur me tripletën. Falënderoj shokët e skuadrës për ndihmën që më dhanë. Messi duket mirë me të gjithë, por ne po krijojmë një partneritet të mirë. Po bëhemi më të mirë së bashku. Jemi të gatshëm që t’u bëjmë ballë ndeshjeve të vështira që po vijnë", është shprehur Neymar për Canal Plus. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori