Neymar: Më vinte trup të flisja me Messin
Sulmuesi brazilian, Neymar e ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë për të në muajin e parë në Barcelonë dhe jo për shkak të mos përshtatjes.

Ai tha se nuk mund ta besonte se do të luante me lojtarë si Leo Messi, Xavi, Iniesta apo Pique dhe turpërohej të fliste me ta.

“Nuk them se muaji i parë ishte i vështirë, por ishte i komplikuar. Isha në situatë të sikletshme, sepse isha në zhveshtore me lojtarë si Leo Messi, Xavi, Iniesta apo Pique. Me këta lojtarë kisha luajtur vetëm në Playstation, ndërsa tashmë ishin ngjitur me mua”, tha fillimisht Neymar gjatë një interviste për një televizion brazilian.

“Në fillim më vinte turp të flisja me ta. Ata janë idhuj, idhujt e mijë. Unë isha shumë i ri”.

Ai po ashtu tha se nëse do të kthehej në Brazil, do të dëshironte të luante për Famengon. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori