Neymar-Messi, bashkëpunim "vdekjeprurës"
Pëlqej
Më shumë se suksesi i pastër 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në kampin katalanas i gëzohen faktit që Lionel Messi dhe Neymar kuptohen symbyllazi me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi në trofeun "Gamper", ku vetëm pas tre minutave lojë, një kombinim perfket mes dy yjeve të Barcelonës u finalizua me golin e Neymar. Vetëm në pjesën e parë dyshja NeymarMessi arriti të shënonte 3 gola.

Kur janë të dy në formacion, e kërkojnë njëri-tjetirn në çdo moment. Edhe goli i shënuar nga Sandro ndaj Villarreal, nisi me një pasim të saktë të Neymar për Messin. Ndaj skuadrës baske, në javën e 3-të të Primera Division të dy luajtën së bashku për 30 minuta dhe falë bashkëpunimit të tyre, ndeshja u zhbllokua. Të dy golat u shënuan falë magjisë së argjentinasit, që dha dy asiste perfekte për Neymar, me brazilianin që finalizoi saktësisht.

Është e qartë që Luis Enrique kërkon që dy yjet e skuadrës ta kërkojnë sa më shumë njëri-tjetrin në fushën e blertë. Sezonin e kaluar në fakt, nuk ndodhi kështu, përkundrazi u dha përshtypja e një luftë të ftohtë individualiste.

"Këtë vit luajmë më shumë bashkë dhe ndeshje pas ndeshjeje kuptohemi më mirë". Kështu u shpreh Neymar në fund të 90 minutëshit me Bilbaon, duke theksuar se Messi është futbollisti më i mirë në botë. Braziliani është i vetëdijshëm që sa më shumë të bashkëpunojë me argjentinasin në vijën e parë, aq më shumë do të shënojë. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori