Neymar: Messi si një pasqyrë për mua
Neymar e admiron Lionel Messin dhe ky është një fakt i ditur që para se braziliani të transferohej nga Santos te Barcelona. Nga Brasilia, ku ndodhet me ekipin përfaqësues për takimet miqësore të radhës, Neymar shprehu sërish dashurinë për argjentinasin.

"Gjithmonë duhet që respekti të ekzistojë. Messi është një nga idhujt e mi dhe tani akoma më shumë që e njoh nga afër dhe jetoj duke e patur afër çdo ditë. Eshtë si një pasqyrë për mua", shprehet 21-vjeçari.

Neymar siguroi se kuptohet mjaft mirë me Messin, të cilin e cilësoi një person fantastik dhe që ka mjaft humor me të gjithë shokët e skuadrës te Barcelona.

Rreth kombëtares braziliane, Neymar tha se fitorja në Kupën e Konfederatave në Qershor e shton edhe më shumë presionin ndaj skuadrës që do të luajë në shtëpi për suksesin në Kampionatin Botëror. Sipas tij, triumfi në finale kundër Spanjës, ekipit më të mirë në botë, ka bërë që Seleçao tani të shikohet me tjetër sy nga skuadrat e tjera pretendente të Botërorit.

Ekipi i udhëhequr nga Luiz Felipe Scolari pret në një përballje miqësore kombëtaren Australiane të shtunën në kryeqytetin brazilian për të udhëtuar më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për miqësoren tjetër me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori