Neymar mund të jetë gati për sezonin e ri
Pëlqej
Neymar vazhdon kontrollet e njëpasnjëshme pas dëmtimit të rëndë në Botëror dhe lajmet që vijnë nga stafi mjekësor i Barcelonës janë vërtet inkurajuese. Për shkak të goditjes që mori nga kolumbiani Zuniga në shtyllën kurrizore, braziliani ishte në dyshim serioz për startin e sezonit të ri, por mesa duket rikuperimi ka ecur shumë më mirë nga sa ishte parashikuar.

Klubi blaugrana konfirmoi se bashkë me Neymar, në kontrolle u paraqitën edhe tre lojtarë të tjerë dhe në përfundim të tyre mund të thuhet se 22-vjeçari mund të jetë gati për sfidën e parë kundër Elche më 23 Gusht.

"4 gjysmëfinalistët e Botërorit, Leo Messi, Javier Mascherano, Dani Alves dhe Neymar, të cilët u stërvitën me ekipin të martën, iu nënshtruan kontrollove dhe rezultatet janë pozitive. Tani do t’u nënstrohen seancave intensive stërvitore për 3 javë, që të jenë gati për fillimin e sezonit", thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Ndërkohë vazhdon të stërvitet mbrojtësi Adriano, i cili ka anomali në rrahjet e zemrës, dhe po kështu edhe Xavi e Jeremy Matthieu vazhdojnë në seanca të veçuara nga pjesa tjetër e grupit. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori