Neymar në Brazil për riaftësimin, me mbikqyrjen e PSG-së
Duhen të paktën edhe 7 javë për ta parë sërish yllin brazilian, Neymar, në fushën e blertë. Sulmuesi i PSG-së do ta vijojë fazën e riaftësimit në Brazil, por do të mbetet nën mbikëqyrjen e rreptë të stafit mjekësor të klubit parizien. Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit kampion të Ligue 1 shkruhet:

"Neymar Jr do ta vazhdojë riaftësimin në Brazil, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të PSG. Klubi ka vendosur ta dërgojë Neymar Jr në Brazil për 10 ditë. Sulmuesi do të largohet këtë të enjte, i shoqëruar nga një ekip mjekësor i PSG, për të vazhduar trajtimin specifik, që e ka nisur tashmë në Paris dhe Barcelonë, që nga fundi i janarit. PSG tregon përsëri mbështetjen e plotë për Neymar Jr dhe përshëndet vendosmërinë që ai ka treguar nga fillimi i riaftësimit nga dëmtimi”.

Neymar u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës, më 23 janar, ndaj Strasbourgut. Braziliani ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje të Ligue 1, përpara se të dëmtohej. Ky dëmtim është i ngjashëm me atë që pësoi në një fazë të njëjtë të sezonit 2017-2018.
Shtuar më 21/02/2019, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori