Neymar nën shoqërinë e Vinicius JR, afrohet trandferimi në Madrid?
View this post on Instagram

Primeiramente boa noite 😜👊❤️

A post shared by David Brazil (@davidbrazil) on

Zërat për transferimin e Neymarit te Real Madridi sa vijnë e shtohen, pasi thashethemet e mediave nuk kanë të ndalur.

Neymar është lidhur shumë me një largim nga Paris Saint-Germain dhe skuadra që po lidhet më shumë me transferimin e tij është Real Madridi.

Për t’i shtuar edhe më shumë thashethemet e transferimit të Neymarit te Mbretërit janë përkujdesur rrjetet sociale.

Sulmuesi i talentuar i Realit, Vinicius dhe Neymar janë fotografuar së bashku në Brazil, duke shtuar edhe më shumë paqartësitë për të ardhmen e këtij të fundit në Paris Saint-Germain.

Një fotografi e dy miqve të afërt ishte postuar në mediat sociale pasi morën pjesë në një ditëlindje në vendlindjen e tyre.

Neymar është aktualisht në Brazil me shokët e tij duke u përgatitur për Copa America, e cila fillon më 14 qershor, ndërsa Vinicius, i cili nuk është aktualisht me skuadrën e Brazilit, është kthyer në vendin e tij për një pushime.

Se a do të ndodh një transferim i Neymarit te Real Madridi mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt – thashethemet për të ardhmen e tij nuk do të ndalen deri në mbylljen e afatit kalimtar.
Shtuar më 27/05/2019, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori