Një fluturim i
Neymar drejt Torinos, mund të ngjallë dyshime për të ardhmen e sulmuesit brazilian, që vazhdon të spekulohet për qëndrimin e tij te PSG.
Por, për fatin e keq të tifozëve të Juventus, ardhja në
Torino e
Neymar nuk ka të bëjë aspak me idenë e transferimit të tij te kampionët e Serisë A.
Mediet në Itali bëjnë të ditur se
Neymar është i ftuar në një
event me
bashkëkombësin e tij,
Douglas Costa.
Braziliani pritet që në mbrëmje të rikthehet në Paris, pasi të shtunën PSG zhvillon finalen e Kupës së Francës kundër Rennes.
Shtuar më 26/04/2019,
ora 10:39