Neymarin nuk e duan në Paris: Unë do të shisja brazilianin, jo Mbappe
Ish-futbollisti francez, Christophe Dugarry ka folur për kanalin "RMC Sport". Ai ka folur për klubin e PSG-së duke deklaruar se Neymar duhet të shitet dhe jo Mbappe.

Për Neymar dhe Mbappe ditët e fundit është përfolur për një largim nga Parisi për te Reali.

Dugarry është i qartë, duhet të shitet Neymar, dhe jo Mbappe.

"Unë do të shisja Neymar, në qoftë se merrja prej tij 250 milionë euro. Në këtë mënyrë, përveçse kursej pagën e tij, mund të blej tre, ose katër djem të fortë në vendin fqinj. Unë shoh se ka të tillë te Liverpool. Neymar luan vetëm gjashtë muaj, prandaj ka shumë nëse... Nëse e shoh veten me lojtarë, të cilët nuk premtojnë të jenë të nivelit të tij, do ta mbaja, sigurisht".
Shtuar më 27/03/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori