Neymar pranë Barcelonës? Bartomeu jep përgjigje zhgënjyese
Josep Maria Bartomeu ka qenë i pranishëm në prezantimin e portierit të ri të Barcelonës, Neto.

Bartomeu ka thënë se e gjitha skuadra është duke punuar për përforcime, por që nuk ka dhënë asgjë konkrete.

Kur është pyetur për blerjen e mundshme të Neymar, fansat kanë marrë përgjigje zhgënjyese.

"Asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka është e njëjtë," tha presidenti. Kjo deklaratë është krejt ndryshe nga ajo çfarë ka thënë drejtori i PSG-së, Leonardo.

"Kemi patur kontakte me Barcelonën për Neymar" kishte deklaruar dje braziliani, Leonardo.
Shtuar më 09/07/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori