Neymar pranë operimit, përplasje mes PSG-së dhe Brazilit
E përditshmja franceze "L’Equipe" ka zbuluar një lajm të hidhur rreth kohës së rikuperimit të yllit brazilian të PSG-së, Neymar junior.

Dëmtimi i pësuar në fitoren 2-0 në Kupë me Strasbourgun ka rezultuar i rëndë dhe riaftësimi i plotë do të kërkojë të paktën dy muaj kohë. Pra, sulmuesi mund të kthehet në dispozicion të Thomas Thuchelit jo më parë se fundi i muajit mars.

Por ky nuk do të ishte rasti më i keq, sepse po kjo e përditshme shkruan se Neymar me shumë mundësi do të operohet sërish në këmbë, pasi ka dëmtuar kockat e gishtit të pestë të këmbës së djathtë. Të paktën kështu mendojnë te klubi parizien, por jo në në përfaqësuesen e Brazilit, çka ka sjellë një përplasje mes palëve.

Neymar pas dëmtimit postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: "1% mundësi dhe 99%. U realizoftë vullneti yt, Zoti im!".

Por duket se lutjet e Neymar nuk do të kryejnë punë, sipas të gjitha gjasave do të duhet sërish të operohet. Kujtojmë se një tjetër operacion do të vinte në dyshim formën e tij në Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet në periudhën qershor-Korrik pikërisht në Brazil.
Shtuar më 29/01/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori