Neymar: Ronaldo duhet të dënohet
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar thotë se e kupton frustrimin e Cristiano Ronaldos në takim me Cordoban megjithatë thekson se portugezi duhet të dënohet për sjelljet josportive.

Futbollisti më i mirë i botës ishte ndëshkuar me karton të kuq në fitoren 2 me 1 për shkak se kishte shqelmuar Edimar Fragan.

“Është e vështirë sepse shpeshherë ka provokime. I ndodhi Zinedine Zidanet dhe më ndodhi mua. Askush nuk mund të qëndrojë i qetë 100 për qind të kohës. Mendoj se ai duhet të dënohet. Është detyrë e gjyqtarit që të mbrojë lojtarët në fushë, sidomos kur janë pre e sulmeve të ashpra. Ndërhyrjet e ashpra duhet ndëshkuar”, ka thënë Neymar.

Ronaldo kishte kërkuar falje menjëherë pas ndeshjes përmes rrjeteve sociale. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori