Neymar shfryn ndaj drejtuesve të kampionatit francez
Neymar në një konferencë për mediat ka dënuar ashpër sjelljen e tifozëve në kampionatin francez.

Kujtojmë se në ndeshjen kundër Olympique Marseille, Neymar u përfshi në një episod jo të këndshëm me tifozët e kësaj skuadre.

Ndërsa shkoi te vendi i caktuar për të ekzekutuar një goditje këndi, Neymar u sulmua me shishe uji dhe monedha nga një pjesë e madhe e tifozëve marsejezë, të cilët ndodheshin pas tij. 26-vjeçari brazilian pati një trajtim të ngjashëm edhe gjatë udhëtimit të tij në “Velodrome”, në tetor të vitit të kaluar, ndaj iu bëri thirrje autoriteteve të veprojnë, për hir të sigurisë së lojtarëve në përgjithësi.

Pas kësaj Neymar i ka dënuar veprimet e tifozëve të Olympique Marseille, pas ndeshjes së tyre në Ligue 1, në fundjavë.

“Jam i lumtur me këtë rekord të fitoreve, por shpreh shqetësim të madh për sendet, që tifozët vendas hodhën në qoshe të fushës, kur po ekzekutoja goditjen nga këndi, – u tha Neymar gazetarëve. – Po, kjo është një mungesë respekti, jo vetëm për mua, por edhe për vetë lojtarët e OM-së.

Nuk është sjellja e duhur në futboll. Autoritetet që drejtojnë Ligue 1 duhet të marrin një vendim, sepse nuk mund të vazhdojë më kështu. Sa herë që të vijmë këtu, na hedhim sende të forta, përfshirë edhe shishet prej xhami”.

Neymar vazhdoi të shprehë gëzimin e tij për rezultatin përfundimtar, i cili i pa parizienët të arratisen edhe më në krye klasifikimit. “Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin dhe me fitoren, – shtoi ai. – E dimë se ende nuk është e mjaftueshme distanca në krye të renditjes, por nuk do të ndalemi këtu. Duam të vazhdojmë vetëm me fitore”.

Ylli brazilian pati disa fjalë edhe për ndeshjen e mesjavës së kaluar, në Champions: “Barazimi kundër Napolit? Ne nuk ishim në nivelin më të mirë, ndaj tashmë duhet të marrin rezultat pozitiv atje, në kthim”. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2018, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori