Neymar shumë pranë Realit, këto janë faktet
Pëlqej
Neymar prej kohësh është lidhur me një rikthim në La Liga por tashmë pranë ish-rivalëve, Real Madrid.

Klubi i "Los Blancos" vazhdon të interesohet për të marrë shërbimet e brazilianit dhe tashmë pas largimit të Cristiano Ronaldos kërkesa për Neymar është shtuar.

Florentino Perez qetësoi tifozët madrilenë, duke u premtuar se merkatoja do të jetë spektakolare dhe se portugezi do të zëvendësohet më së miri.

Ndërkohë mediat spanjole raportojnë se do të jetë pikërisht Neymar, futbollisti që do të marrë vendin e CR7-ës te Reali, ndërsa Perez po përgatit një ofertë prej rreth 250 milionë eurosh për kartonin e tij.

Një fakt tjetër që e shton më shumë mundësinë e transferimit është edhe rritja e Mbappes si futbollist.

Neymar nuk cilësohet më si i pashitshëm nga presidenti i PSG-së, por edhe nga trajneri Tuchel, që vlerëson më shumë disponibilitetin e Mbappes, sesa tekat e brazilianit.

Kujtojmë se një nga arsyet e largimit të Neymar nga Barcelona ishte "eklipsimi" nga Messi dhe tashmë i njëjti problem te PSG është Mbappe dhe me siguri braziliani do e shqyrtojë mirë kalimin te Real Madrid. /albeu.com/

Shtuar më 19/07/2018, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori