Neymar tallet keq me Serbinë (VIDEO)
Pëlqej
I ftuar në emisionin “Copa90”, sulmuesi i PSG është tallur keq me Serbinë, me të cilën Brazili do të luajë në Kupën e Botës, e në veçanti me sulmuesin serb Aleksandar Mitrovic.

I pyetur nëse e ka analizuar lojën e Serbisë, Neymar nuk është treguar aspak serioz, ndërsa gazetari i emisionit ka insistuar, duke e pyetur nëse ka dëgjuar për sulmuesin e Fulhamit, Aleksandar Mitrovic, Neymar është përgjigjur shkurt: “Jo”.

Më pas, gazetari i është drejtuar: “Ne do t’i tregojmë atij, ruaju, sepse do të shiheni”, por as kjo nuk ka bërë përshtypje brazilianit. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori